Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Ndryshime te Vëllaznimi, dy largime e dy ardhje

Ndryshime te Vëllaznimi, dy largime e dy ardhje


29 June, 2025 @19:47

Fituesi i edicionit të kaluar të Ligës Unike, KB Vëllaznimi, ditëve të fundit ka qenë aktiv në afatin kalimtar.

Don Polloshka dhe Arian Azemi janë dy basketbollistët që sezonin e ardhshëm nuk do të jenë pjesë e skuadrës gjakovare, ndërkohë Samir Zekiqi është një prej basketbollstëve vendorë që është transferuar në radhët e skuadrës gjakovare. Përforcime të tjera vendore pritet të bëhen të ditura gjatë javëve të ardhshme.

Ndërkohë, sipas televizionit lokal “TV Syri”, KB Vëllaznimi është pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me amerikanin Jacob Young, basketbollist me përvojë në NCAA, që luan si organizator dhe shihet pikërisht si zëvendësues në këtë pozitë pas largimit të dyshes Azemi & Polloshka.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga