EDHE ISMAILI QËNDRON

Foto: KBBashkiimi/fb
Meriton Ismaili mbetet te portokallezinjtë!
14 June, 2025 @11:31
Krahu prishtinas, Meriton Ismaili, do të vazhdojë të qëndrojë për Prizren edhe për një stinor. KB Bashkimi, që kreu stinorin e kaluar në krye të renditjes tabelare në stinor të rregullt për herë të parë në histori të klubit dhe arriti deri në finale të playoffit, ka vazhduar marrëveshjen me Ismailin 25-vjeçar.
Ismaili mesatarisht ka luajtur 12.4 minuta për ndeshje në stinorin e kaluar te Bashkimit, duke dhënë 3.7 pikë për lojë, 0.5 asistime dhe 0.9 kërcime.
“Meriton Ismaili vazhdon me Bashkimin!
Edhe në sezonin 2025/26 me ngjyrat portokall e zi!”, njoftoi ekipi portokallezi prizrenas mbrëmë.