EDHE NJË STINOR

Valon Bunjaku qëndron edhe një stinor te Bashkimi
14 June, 2025 @11:08
Basketbollisti i dalluar nga Prizreni, Valon Bunjaku, që është edhe reprezentues i Kosovës, ka vendosur që të vazhdojë edhe për një stinor me ekipin e Bashkimit.
Portokallezinjtë kanë bërë të ditur dje se Bunjaku do të jetë me ekipin edhe në stinorin 2025/26.
“Valon Bunjaku, djali i qytetit, vazhdon të jetë pjesë e familjes portokall e zi!
Me përkushtimin, energjinë dhe shpirtin e tij luftarak, Valoni do të jetë me ne edhe në sezonin 2025/26!”, shkroi KB Bashkimi.
Bunjaku ka luajtur me mesatare prej 23.7 minuta për ndeshje, duke dhënë 7.8 pikë, 3.6 asistime e 3.2 kërcime mesatarisht në stinorin 2024/25.