Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DY SEZONEVE

Zekiqi ndahet me Bashkimin

Foto: KBBashkimi/ fb

Zekiqi ndahet me Bashkimin


14 June, 2025 @11:44

Basketbollisti mitrovicas, Samir Zekiqi, pas dy stinorëve të kaluar në “Sezai Surroi” me Bashkimin ka ndarë rrugët me klubin në fjalë. Ekipi prizrenas ka bërë të ditur njoftimin mbrëmë, ndërsa ka falenderuar Samirin për përkushtimin e tij të treguar.

“Faleminderit, Samir Zekiqi!
E vlerësojmë përkushtimin dhe punën e tij të palodhur gjatë dy viteve në klubin tonë.
I dëshirojmë shëndet të plotë, suksese dhe çdo të mirë në kapitullin e ri të karrierës së tij!”,
shkroi ekipi prizrenas dje.

Zekiqi përndryshe në stinorin e kaluar ka luajtur 17.8 minuta mesatarisht për ndeshje te Bashkimit, duke shënuar 5.3 pikë për lojë, 1.1 asistime dhe 2.1 kërcime.

Basketbollisti 30 vjeçar që luan në pozitat 3-4 pritet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën, ndërsa njëjtë edhe klubi pritet të shihet se me cilin lojtar do ta mbushë këtë boshllëk.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga