Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SNAJPERI VAZHDON

Lejson Zeqiri nënshkruan për dy stinorë tjerë me Bashkimin!

Foto: KBBashkimi/fb

Lejson Zeqiri nënshkruan për dy stinorë tjerë me Bashkimin!


14 June, 2025 @11:20

Reprezentuesi i Maqedonisë Veriore, Lejson Zeqiri, ka vazhduar bashkëpunimin me KB Bashkimin.

Klubi prizrenas ka bërë të ditur mbrëmë se aloja Zeqiri ka arritur marrëveshje me ekipin për të qenë pjesë e Bashkimit edhe për dy stinorë tjerë!

Lejson Zeqiri 24-vjeçar kështu bëhet ndër lojtarët e rrallë në basketbollin e Kosovës që ka kontratë mbi një sezonale me një ekip.

“Vazhdojmë me një tjetër emër që e ka fituar zemrën e tifozëve me lojë, pasion dhe përkushtim.
Lejson Zeqiri do të jetë pjesë e Bashkimit edhe për dy (+2) sezone tjera!”,
bëri të ditur KB Bashkimi.

Zeqiri në stinorin e kaluar luajti me mesatare prej 28.8 minutash për lojë, duke shënuar 11.8 pikë për ndeshje, 2.1 asistime dhe 4.4 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga