EURO U 20 / DIV B
EURO U20, Div. B: Kroacia - Kosova, sot
Teksti: FBK
14 July, 2017 @6:01
Të premten me fillim nga ora 14:45, Përfaqësuesja U-20 e Kosovës do ta zhvilloj ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që nis më 14 dhe përfundon më 23 korrik në Oradea të Rumanisë.
Kosova është në Grupin D së bashku me Kroacinë, Moldavinë, Irlandën, Portugalinë dhe Hungarinë.
Ndërkaq ndeshjen e dytë në kuadër të grupit, Kosova U-20 do ta zhvilloj më 15 korrik me fillim nga ora 10:45 kundër Moldavisë, kurse një ditë më vonë do të përballet me Irlandën duke filluar nga ora 19:45, kurse më 18 korrik do të ballafaqohet me Hungarinë me fillim nga ora 13:00 dhe me 19 korrik nga ora 19:45 e ka për kundërshtare Portugalinë.
Basketbollistët që përzgjedhësi i Kosovës U-20, Jeton Nixha llogaritë në ta për në Kampionatin Evropian U-20, Divizioni B janë: Muhamedali Janjeva, Rinor Peci, Egzon Kuci, Dardan Kapiti, Burim Zekiqi, Dion Haxhosaj, Mërgim Jakupi, Edmond Kryeziju, Bardhosh Kelmeni, Ilir Hasani, Gent Shala dhe Valon Bunjaku.