AUSTRALIAN OPEN 2016
Federer në gj’finale
26 January, 2016 @8:48
Roger Federer (34 v.) ka kaluar shpejtë kundërshtarin çerekfinal në Australian Open 2016.
Ai ka mposhtur Tomas Berdychin 3-0 në sete, derisa rivaliteti është parë vetëm në setin e parë që shkoi deri në 7-6. Setet tjera kaluan relativisht lehtë për zviceranin model të këtij sporti, ndërsa tashmë potencialisht ai pret Novak Djokovicin në gjysmëfinale, ku pritet dueli madhor.
Berdych (30 v.) është dukur në formë të mirë para ndeshjes dhe pritej duel pak më i madh, por forma e tij e mirë ishte e pamjaftueshme për t’iu vënë përballë një Federeri, që nuk po plaket assesi.