MAESTRO
Fiton pas 5 setesh
23 January, 2013 @13:54
Të dy teniserët zhvilluan lojën e tyre më të mirë në ndeshjen ku u deshën dy tie-break’a për të përcaktuar fituesin e çerekfinales së fundit në Australian Open.
I teti në botë, Jo Wilfried Tsonga, performoi në mënyrën më të mirë të tij në setin e dytë dhe të katërt, të cilat i fitoi, por mjeshtria dhe përvoja e zviceranit, Roger Federer, ngadhënjyen në fund.
Kështu Federer siguroi gjysmëfinalen pas 5 setesh me rezultat 7-6, 4-6, 7-6, 3-6 dhe 6-3 për të siguruar gjysmëfinalen, ku do të ndeshet me britanikun Andy Murray, i cili në mëngjes me kohën tonë, mposhti françezin Jeremy Cherdy.