SURPRISE
Stephens befason Serenën
23 January, 2013 @8:34
Sloane Stepthens, ka treguar talentin e saj duke mos u dorëzuar asnjëherë ndaj bashkëkombases saj të lodhur nga lëndimi, Serena Williams, për ta mposhtur në çerekfinale të Australian Open.
Stephens 19 vjeçe, e ka mposhtur pesë herë kampionen Williams, pas tre seteve me rezultat 3-6, 7-5 dhe 6-4.
“E di se gjyshërit tash janë emocionuar shumë dhe po e festojnë me krenari fitoren time. Jam e sigurt se janë duke e shikuar ndeshjen në kompjuter,” ka thënë amerikanja e re, e cila në fillim të turneut parashikohej si pasardhësja e Serenës.
Serena, 15 herë kampione e Grand Slam-eve, disa herë ndërpreu ndeshjen për shkak të dhimbjeve në shpinë, mirëpo në fund edhe pse e vazhdoi ate, nuk arriti t’i kthehej shërbimeve të saj të forta.