MASHA
Sharapova nuk ndalet
22 January, 2013 @8:43
Rusja Maria Sharapova ka vazhduar me lojëra të mira duke e mposhtur bashkëkombasen e saj Ekaterina Makarova 2-0 në sete, me rezultat 6-2 dhe 6-2.
Për Sharapovën është hera e gjashtë me radhë që arrin në gjysmëfinale të Australian Open, derisa Makarova 24 vjeçe, në të njejtin raund ka humbur edhe vjet, nga i njejti person.
Sharapova që ka fituar Australian Open në vitin 2008 do të ndeshet me bartësen e gjashtë të turneut në gjysmëfinale, kinezen Li Na.