Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO U-17/ DIV B

Fitore e madhe e vajzave të Kosovës

Fotografitë: eurohandball

Fitore e madhe e vajzave të Kosovës


31 July, 2017 @23:37

Përfaqësuesja e femrave të Kosovës U17 ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në nismë të Europianit 2017 të Divizionit B, duke e mposhtur fuqinë e njohur të hendbollit, Islandën, me rezultat të ngushtë 26-25 (16-12).

Portierja Leunita Gashi ka qenë ndër më të dalluarat te Kosova U17 sonte, ndërsa me lojë janë dalluar edhe motrat Sara e Rina Rexhepi.

Hana

Pas kësaj fitoreje, që solli gëzim të madh te ekipi i drejtuar nga selektori Faruk Shala dhe ndihmësit Florent Beqiri e Shqipe Tahiri, Kosova U17 nesër do të përballet me Slloveninë, në duelin që nis prej orës 19:00.

Sara Rexhepi u zgjodh lojtare e ndeshjes nga radhët e Kosovës U17 në këtë fitore, ndërsa selektori Shala pas ndeshjes ka thënë se kjo fitore historike, e para për Kosovën në këtë lloj garash ka qenë e mrekullueshme, pasi që as vetë s’e ka pritur një paraqitje të tillë të vajzave.

Sara shënoi 11 gola, Rina 6, ndërsa Hana Hoti 5 të tjera në këtë fitore të madhe për Kosovën U17.

Sara


 
Të gjitha lajmet nga