Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRITJE E MADHE E FUTBOLLISTIT TË KOSOVËS

Edon Zhegrova i nominuar për lojtarin më të mirë të Ligue 1

Edon Zhegrova i nominuar për lojtarin më të mirë të Ligue 1


1 May, 2024 @10:26

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, që tashmë stinorin e tretë po e kalon te Lille i Ligue 1 të Francës është nominuar për lojtarin më të mirë të stinorit në Francë nga UNFP (Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë).

Ai është në një listë me futbollistët më të njohur të Ligue 1, ku bën pjesë edhe superylli i futbollit botëror - Kylian Mbappe. Lista prej ku do të duhet të votohet Zhegrova për të marrë çmimin e më të mirit të vitit në Francë është kjo:

◼ Pierre-Emerick Aubameyang (Marseille)
◼ Ousmane Dembele (Paris St Germain)
◼ Edon Zhegrova (Lille)
◼ Pierre Lees-Melou (Brest)
◼ Kylian Mbappe (Paris St Germain)

Pa marrë parasysh si dalin rezultatet e votimit, një arritje e tillë është hera e parë në histori të futbollit të Kosovës, ku një reprezentues i saj arrin në TOP-5 të Ligue 1 të Francës.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1