Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GATTUSO NIS NGRITJEN!

Auba dhe Vitinha hero të derbit, Marseille thellon krizën e Lyonit

Auba dhe Vitinha hero të derbit, Marseille thellon krizën e Lyonit


7 December, 2023 @9:27

Në derbin e “olimpikëve” Marseille ka shënuar fitore bindëse ndaj Lyonit mbrëmë në kuadër të Ligue 1 të Francës, duke i mposhtur në Velodrome me rezultat 3-0. Portugezi Vitinha dhe gabonezi Aubameyang kanë kombinuar në këtë fitore, që thellon krizën e lionezëve, të fundit në renditje tabelare!

Marseille që po drejtohet nga italiani Gattuso ka shënuar fitoren e tretë me radhë në të gjitha garat dhe dalëngadalë po hyn në formë, ndërsa Vitinha (21’), Murillo (25’) dhe Auba (55’) shënuan në fitoren e marsejezëve karshi rivalit të tyre të madh - tash në krizë të madhe. Auba asistoi në dy golat e para, ndërsa Vitinha në të tretën.

Fitorja, bën që Marseille të dalë në pozitë të tetë të Ligue 1 me 20 pikë, ndërsa Lyon mbetet i fundit, i 18. me vetëm 7 pikë të tubuara.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1