SULMUESI I KOSOVËS VENDOS DERBIN E VERIUT TË FRANCËS
Derbin e Veriut të Francës e vendos Edon Zhegrova
30 March, 2024 @0:43
Derbi i madh i Veriut të Francës mes Lille dhe Lens ka përfunduar me fitoren e Lille-it, ndërsa ka qenë sulmuesi i Kosovës Edon Zhegrova që ka vendosur derbin, duke çuar në festë tërë stadiumin në fitoren e ekipit të tij 2-1 [Zhegrova 9’, 60’ - Wahi 78’].
Për më tepër, kjo fitore mbanë Lille-in në pozitat që sigurojnë Ligë të Kampionëve të formatit të ri nga Ligue 1. Ekipi i drejtuar nga Paulo Fonseca tash ka 46 pikë në pozitë të tretë, sa ka edhe Monacoja me një ndeshje më pak në të katërtin vend.
Kurse, sa i përket Zhegrovës ai ka pranuar mjeshtërisht topin e Bentalebit në minutat e para të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në stilin e tij të shënimit, kurse në pjesë të dytë nga një top i dëbuar, ka gjetur rrjetën për golin e radhës. Lens pas 27 ndeshjeve në Ligue 1 për momentin mbetet i gjashti me 42 pikë.
A goal sequence: Edon Zhegrova edition pic.twitter.com/X192jpS2yk
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) March 29, 2024
Edon Zhegrova goal vs Lens pic.twitter.com/FxYunSlbuh
— Dardanianfan (@Dardanianfan1) March 29, 2024
Me sonte, Zhegrova ka arritur në kuotën e pesë golave në Ligue 1 këtë stinor.