Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BËHEN DY MBAPPE

Kylian Mbappe shënon në ditëlindje dhe i debuton vëllau për Parisin

Fotot: PSG/ fb

Kylian Mbappe shënon në ditëlindje dhe i debuton vëllau për Parisin


21 December, 2023 @11:41

Paris St Germaini i është kthyer fitores në Ligue 1 pas barazimit me Lille-in, ndërsa Kylian Mbappe që kishte dje ditëlindjen ka shënuar dy gola në fitoren e ekipit të tij ndaj Metzit 3-1 [Vitinha 49’, Mbappe 60’, 83’ - Udol 72’]. Mbappe mbrëmë në ndeshje festoi 25-vjetorin e lindjes.

Ethan Mbappe

Për më tepër, në këtë ndeshje Luis Enrique i dha mundësi edhe vëllaut të vogël të Kylianit, Ethanit, që debutoi në elitën franceze në moshën 16 vjeçare! Ethan Mbappe zëvendësoi Ugarten në minutën e 90 të ndeshjes. PSG mbetet lider në Ligue 1 me 40 pikë nga 17 ndeshje, ndërsa Metz i rrezikuar është i 14-ti në renditje me 16 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1