Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Sporte: Të gjitha lajmet

Stinori 2015-2016

Stinori 2024-2025 Stinori 2024-2025 Stinori 2024-2025 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2023-2024 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2022-2023 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2021-2022 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2020-2021 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2019-2020 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2018-2019 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2017-2018 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2016-2017 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2015-2016 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2014-2015 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2013-2014 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2012-2013 Stinori 2011-2012

ÇIKLIZËM - PARASHIKIM I TOUR DE FRANCE 2018

Froome për histori

Froome për histori


Shkruan: LUAN MORINA

7 July, 2018 @12:31

Britaniku Chris Froome, fituesi i katërfishtë i garës më të madhe në sportin e çiklizmit do të kthehet në gjah për titullin e pestë, pas shumë peripecive. S’ka një javë që agjencia botërore për anti-doping - WADA i konfirmoi Federatës Ndërkombëtare të çiklizmit UCI-së se nuk ka bazë të mjaftueshme për të ndjekur ligjërisht çiklistin britanik në lidhje me përdorimin e qëllimshëm të substancës salbutamol!

DREJT TË PESTËS

Katër herë fituesi i Tour de France, kthehet për titullin e pestë pas fitores së parë në Giro, me të cilën edhe përmbylli titujt në treshen e madhe. Verën e kaluar kishte fituar edhe në Vuelta të Spanjës, dhe për momentin posedon tre titujt më të mëdhenj në sportin e çiklizmit. Por, për dallim prej vitit të kaluar, Froome këtë vit provon të fitoj qoftë edhe një etapë të vetme nga 21 etapat rreth Francës, që për herë të parë që nga viti 2014 do të lëvizin në drejtim të kundërt me akrepat e orës.

tour de france 2018

ETAPAT

Në edicionin e 105të të Tour de France, 3351km distancë është e ndarë në 21 etapa, në garën më të shkurtër që nga viti 1989. Janë 176 çiklistë, nga 8 për 22 ekipet, me një moshë mesatare prej 29.36 viteve. Pos Froome, është vetëm edhe një fitues i mëhershëm i kësaj gare – Vincenzo Nibali (2014), dhe tre fitues tjerë të Treshes së madhe – Nairo Quintana, Alejandro Valverde, dhe Tom Dumoulin!

LLOJET E ETAPAVE

Janë tetë etapa rrafshine, përfshirë një me kalldrëme, dy etapa me kronometër (njëra ekipore), pesë etapa kodrinore, dhe gjashtë etapa malore. Janë 53 ngjitje të kategorizuara, përfshirë 26 ngjitje të kategorisë 2 ose më lartë, nga të cilat 12 janë në Alpe, 10 në Pirenej, dhe 2 në Masivin Qendror të Francës.
Etapa më e gjatë është etapa e shtatë – 231km, njëra nga pesë etapat më e gjatë se 200km. Kronometri ekipor është 35km, ai individual 31km. Në etapën e nëntë janë 21.7km kalldrëme të ndara në pesëmbëdhjetë seksione, ndërsa vetëm 15km të rrugës së sivjetme është jashtë Francës.

tour de france 2018

REKORDET

Me fitoren eventuale, Froome do të bëhet vetëm fituesi i pestë i Tour de France me pesëshen prej titujve pas legjendave Miguel Indurain, Eddy Mercxk, Jacque Anquetil, e Bernard Hinault. Daniele Bennati e nis Tour’in e tij të 23të, një më pas është Chavanel, i cili do të provoj ta përfundoj për të tetëmbëdhjetën herë këtë garë.

Mark Cavendish ka 30 etapa të fituara, katër më pak se rekordi aktual i belgut Eddy Merckx. Britaniku në total në Treshen e madhe ka të fituara 48 etapa, i ndjekur nga gjermani Andre Greipel me 22 etapa.

Egan Bernal nga Team Sky, në moshë 21 vjeç e 175 ditë është çiklisti më i ri këtë vit në Tour de France. Janë edhe gjashtë çiklistë tjerë që debutojnë. Franco Pellizotti me 40 vjet e 173 ditë është më i vjetri këtë vit. Spanjolli Luis Leon Sanchez vjen në Tour de France me 9297km të kaluara këtë vit, ndërsa mesatarja e çiklistëve është 38 ditë çiklizmi këtë sezon para Tour.

SHPËRBLIMET

2.287.750 euro ndahen në shpërblime, bashkë me 217 sekonda që jepen përparësi për ata që përfundojnë të parët. Gjysmë milioni shkojnë për të parin, i dyti merr 200 mijë, deri tek i njëzeti me 1000 euro shpërblim. Pos shpërblimeve për renditjen e përgjithshme pas 21 etapave, janë edhe shpërblimet për çdo etapë.

SA MERR PËR ETAPË?

Fituesi i një etape merr 11 mijë euro, i dyti 5500, deri tek i njëzeti që merr 300 euro. Çdo ditë e kaluar me fanellën e verdhë veshur (më i shpejti në renditjen e përgjithshme) shpërblehet me 500 euro. Për fanellat tjera 300 euro. Nga këto fanella, fituesi i sprintit – fanella e gjelbër, merr 25 mijë euro; fituesi i maleve – fanella me pika të kuqe merr 25 mijë euro; fitues i kategorisë U25 vjeç, i fanellës së bardhë merr 20 mijë euro.

tour de france 2018

Secili ekip merr 51.243euro për shpenzimet themelore. Çdo ekip që përfundon garën me gjashtë ose më shumë çiklistë merr 1600 euro bonus për secilin çiklist. Sprintet gjatë etapës (përjashtuar sprintin final) shpërblehen me 1500-1000-500 euro për tri pozitat e para. Ngjitja e majës më të lart HC për tre të parët vlen 800-450-300 euro. Ngjitja në majën më të lartë të garës së sivjetme, Prix Henri Desgrance në Col du Portet shpërblehet me 5000 euro për të parin.

Ekipi më i mirë merr 50 mijë euro, ekipi më i mirë në renditjen e përgjithshme (vlen tri kohët e para) çdo ditë merr nga 2800 euro.

ORGANIZIMI

Mbi 500 hotele, 450 pjesë stafi të ekipeve, gjashtë aeroplanë për transporte (15 dhe 28 korrik), 16 anëtarë jurie, 370 ndihmës së stafit organizativ i cili përbëhet prej 100 vetave do të organizojnë këtë Tour de France. Janë dhjetë mjekë, 7 infermierë, 7 ambulanca, dy vetura mjekësore, 1 motoçikletë, dhe 1 kamion radiologjie. Siguria bëhet nga 80 pjesëtar zhandarmërie çdo ditë, 15 oficer policie të Tour çdo ditë, 29 mijë oficer policor të rregullt, 3600 mbikëqyrës trafiku, ekipe zjarrfikësish, dhe 65 mareshalë.

MEDIAT

2000 gazetarë nga 600 media, 91 agjenci fotografish, 301 gazeta, 68 radio, 94 televizione. Gara transmetohet në 190 vende, në 100 kanale, me 105 orë transmetim direkt. 120 kamionë transmetimi, 60km kabllo çdo ditë në fund të garës, 500 veta në produksion me 5 video motoçikleta, 2 audio motoçikleta, 2 video-helikopter, 1 helikopter dhe dy aeroplan përcjellës, 90 gazetarë, 176 ndjekës motoçikletash do të jenë prezent çdo ditë në vendin e ngjarjes.

KUSH JANË FAVORITËT?

Fanella e verdhë i takon atij që udhëheq në renditjen e përgjithshme. Chris Froome ka veshur këtë fanellë për 59 ditë, duke mbetur një ditë më pak se Indurain, në garë për të tretin. Merckx është i pari me 111 ditë, para Hinault me 79 ditë.

Ndonëse Froome është favoriti kryesor, kolumbiani Naior Quintana i Movistar është rivali kryesor. Për dallim prej Froome, Quintana do të ketë pranë vete edhe emra si Mikel Lando e Alejandro Valverde, që të dy të denjë për të konkurruar për fanellën e verdhë.

tour de france 2018

Richie Porte i BMC është favoriti i tretë, derisa Romain Bardet provon t’i kthej Francës titullin e parë pas më shumë se 30 viteve. Tom Dumoulin nuk ia doli t’i vihej përballë Froome Giro, dhe zor që mund të fitoj në Francë. Për dallim prej holandezit, Vincenzo Nibali e di si fitohet kjo garë. Italiani ishte i fundit që fitoi Tour që nga fillimi i dominimit britanik në vitin 2011 me Bradley Wiggins.

Fanella e gjelbër i takon më të mirit në sprinte. Janë tetë etapa për t’u kontestuar, dhe Peter Sagan kthehet pas përjashtimit të vitit të kaluar kur kishte shkaktuar rrëzimin e Mark Cavendish. Michael Matthews nga Australia kishte fituar këtë fanellë para Marcel Kittel, dhe që të katërtit kthehen këtë sezon në ndoshta njërën nga luftërat më interesante ndër vite. E aty është edhe Alexander Kristoff, i cili provon të kthej famën që nga fitorja e tij e fundit në vitin 2014.

tour de france 2018

Fanella me pika i takon më të mirit në maje. Njëjtë sikur e gjelbra, edhe kjo sjell pikë gjatë vendeve të caktuara brenda etapës, jo vetëm në fund siç ndodh me fanellën e verdhë. Warren Barguil mbron titullin të fituar bindshëm vitin e kaluar, por këtë vit pritet të kontestohet në masë të madhe nga polaku Rafal Majka. Çiklisti i Bora-Hansgrohe vjen bashkë me Peter Sagan për të ndjekur këto dy fanella dytësore. Quintana, Valerde, e Landa janë favoritët dytësor në këtë kategori.

tour de france 2018

Në garën ekipore, Team Sky është favorit falë Froome. Por, Movistar Team me Lando, Quintana, e Valverde rrezikon seriozisht dominimin britanik. Vitin e kaluar, AG2R francez ishte i vetmi ekip që i ishte afruar Team Sky në 7.14 minuta. I treti, Trek-Segafredo vonohej për një orë e dyzetekatër minuta.

Tour de France nis sot, e shtunë 7 korrik për të mbaruar me 28 korrik. Transmetohet çdo ditë në kanalet Eurosport.


TARRAGONA 2018

Edhe Akili i artë në Tarragona

Të tjera

Edhe Akili i artë në Tarragona

28/06/18 @ 17:40

LOJËRAT MESDHETARE TARRAGONA 2018

Gjakova dhe Krasniqi, të arta në Tarragona 2018

Të tjera

Gjakova dhe Krasniqi, të arta në Tarragona 2018

27/06/18 @ 18:51

DUELET KUALIFIKUESE

Mësohen rivalët e Kosovës në kualifikime

FHK Superliga

Mësohen rivalët e Kosovës në kualifikime

19/06/18 @ 16:41

CANADIAN GP

Vettel në krye

Motosports

Vettel në krye

10/06/18 @ 22:30

ROLAND GARROS

11 herë, Nadal vazhdon sundimin në RG

Tenis

11 herë, Nadal vazhdon sundimin në RG

10/06/18 @ 18:19

ROLAND GARROS 2018

Grand Slami i parë për rumunen

Tenis

Grand Slami i parë për rumunen

09/06/18 @ 17:40

ROLAND GARROS

Nadal deklason Del Potron, arrin finalen

Tenis

Nadal deklason Del Potron, arrin finalen

08/06/18 @ 18:17

ROLAND GARROS 2018

Muguruza ‘fshin’ Sharapovën

Tenis

Muguruza ‘fshin’ Sharapovën

06/06/18 @ 16:33

ROLAND GARROS

Super Cecchinato, eliminon Djokovicin për gjysmëfinale

Tenis

Super Cecchinato, eliminon Djokovicin për gjysmëfinale

05/06/18 @ 19:29

HENDBOLL

Oltion Beshiri mbyll aventurën në Metalac

FHK Superliga

Oltion Beshiri mbyll aventurën në Metalac

05/06/18 @ 13:14

11-SHET

Formacionet zyrtare: Ferizaj - Llapi

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Ferizaj - Llapi

21/09/24 @ 14:09

11-SHET

Formacionet zyrtare: Suhareka - Feronikeli 74

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Suhareka - Feronikeli 74

21/09/24 @ 14:03

DUELI I XHIROS SË DYTË!

Shtyhet Peja-Prizreni

FBK Superliga

Shtyhet Peja-Prizreni

20/09/24 @ 23:24

TREPÇA '89 - TREPÇA

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

FFK Liga e parë

Ardit Miftari hero në derbin e Mitrovicës

20/09/24 @ 20:18

VJOSA - PRISHTINA E RE

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

FFK Liga e parë

Astrit Berisha me hat-trick, Prishtina e Re pa humbje

20/09/24 @ 20:03

PRISHTINA - DUKAGJINI

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

FFK Superliga

Prishtina me një ndeshje më pak lidere

20/09/24 @ 18:26

KAMPIONJA E KOSOVËS, ELIMINOHET

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

FBK Superliga/International/Liga tjera

Trepça eliminohet në kualifikime për Basketball Champions League

20/09/24 @ 14:49

FORMACIONET ZYRTARE

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

FFK Superliga

Prishtina-Dukagjini, 11-shet startuese

20/09/24 @ 13:55

PAS PJESËS SË PARË

5 pikë dallimi pas pjesës së parë në Nymburk-Trepça

FBK Superliga/International/Liga tjera

5 pikë dallimi pas pjesës së parë në Nymburk-Trepça

20/09/24 @ 13:49

NJË POZITË MË POSHTË

Gjeorgjia kalon Shqipërinë në renditjen mujore të FIFAs

Liga e Kombeve/Shqipëria

Gjeorgjia kalon Shqipërinë në renditjen mujore të FIFAs

19/09/24 @ 14:59


 
Të gjitha lajmet nga