ISH-TRAJNERI I BASHKIMIT
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Furkan Saglik fillon me fitore në Superligën e Femrave në Turqi
10 October, 2021 @22:35
Ish-trajneri i Bashkimit, Furkan Saglik, ka filluar stinorin me fitore në Superligën e Femrave në Turqi.
Skuadra e trajnerit Saglik, HDI Sigorta Yalova, e mposhti Tarsus Belediyesi si mysafir me rezultat 60-51.
Skuadra e Yalovas gjendet në pozitën e pestë aktualisht, derisa trajneri Saglik në një bisedë me TopSporti.com, ka thënë se qëllimi i skuadrës është Play Offi edhe pse Liga është shumë e fortë.