DUELI PËR VENDIN E PESTË
Gjermania fiton dhe merr vendin e pestë
25 January, 2020 @18:53
Me nga një gol epërsi në secilën pjesë të lojës, Gjermania luftoi mjaft për të siguruar pozitën e pestë në Kampionatin Evropian - që për herë të parë në histori u mbajt në tre shtete: Austri, Norvegji e Suedi.
Pjesa e finaleve po luhet në Stokholm, ku pas gjysmëfinaleve të jashtëzakonshme dje, sonte Gjermania vulosi pozitën e pestë duke e mposhtur Portugalinë 29-27 [14-13 dhe 15-14].
Julius Kuhn me gjashtë gola qe më efikasi te pancerët, kurse katër të tjera i shënoi edhe Johannes Golla.
Te portugezët më të dalluarit kanë qenë Alexis Borges dhe Joao Miguel Ferraz me nga 4 të shënuara.