Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUSTRALIAN OPEN 2016

Gj’finalja e gjashtë për Murrayin

Foto: Australian Open Official

Gj’finalja e gjashtë për Murrayin


27 January, 2016 @9:41

Britaniku Andy Murray (2) ka arritur të mposht David Ferrerin (8) e Spanjës në katër sete sot në Australian Open, për të siguruar gjysmëfinalen e garës. 

Grand Slami i parë i vitit pritet të sjellë edhe më shumë emocione tash e tutje pasi që favoritët kryesorë depërtuan në katërshen më të mirë të garës. 

Për Murrayin kjo është gjysmëfinalja e gjashtë në Australian Open, derisa i ka fituar të gjitha pos njërës para kësaj. 

Skocezi do të luaj në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Gael Monfils (23) - Milos Raonic (13). 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis