AUSTRALIAN OPEN 2016
Ndjek ëndrrën, arrin gj’finalen
27 January, 2016 @9:19
Johanna Konta ka arritur që të kalojë edhe pengesën çerekfinale të saj dhe ka siguruar gjysmëfinalen e parë për të në ndonjë Grand Slam.
Konta mposhti Shuai Zhengun sot 2-0 në sete, 6-4 dhe 6-1 për të avancuar në katërshen më të mirë të Australian Openit, ndërsa në të njejtën kohë u bë britanikja e parë që po arrin në një gjysmëfinale, që prej vitit 1983.
“Po më jetësohen ëndrrat,” ka thënë ajo pas ndeshjes për mikrofonin e Eurosportit sot.
Në gjysmëfinale britaniken e pret gjermanja Angelique Kerber.