GAME 1: GRAPELAND - NEW BASKET

TOPSPORTI / Arian Paçarizi
Grapeland rrëmben avantazhin, 1 fitore larg finales
26 March, 2025 @0:31
Grapelandi në ndeshjen e parë të Play Offit në kuadër të gjysmëfinaleve, e mposhti New Basketin me rezultat 92-81.
Skuadra nga Rahoveci nuk e nisi mirë ndeshjen, ku në çerekun e parë e kishin disavantazhin prej 13 pikëve, por nuk u vonua këndellja dhe kështu së pari kaluan në epërsi e më pas nuk e lëshuan.
Kapiteni Bardh Rexha ishte më i miri me 20 pikë e 16 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kujtim Ujkani me 18 pikë e 13 kërcime, Burim Zekiqi me 17 pikë dhe Arion Balluku me 16 pikë e 8 asitime.
Te New Basketi u dalluan Jordan Robinson me 29 pikë e 11 kërcime, Qëndrim Ajazaj me 16 pikë dhe Hajriz Hazeri me 12 pikë e 10 asistime.
Ndeshja e dytë do të luhet në Prizren, në rast se fiton Grapelandi, do të kualifikohet në finale të Play Offit.