BAKU 2015
Iku medalja, Karaqi i katërti
14 June, 2015 @15:30
Fillimi perfekt prej tre fitoreve të njëpasnjëshme të Alvin Karaqit në konkurrencë deri 84 kg në karate, përfundoi me zhgënjim.
Karateisti kosovar i cili e kishte rastin të fitojë medaljen e parë olimpike në histori të shtetit të Kosovës, u mposht në duelin për medalje të bronztë nga turku Ugur Aktas me rezultat 3-4, duke pësuar fare në fund pikën që e bëri fitues turkun.
Në të vërtetë ky ishte dueli i dytë ndërmjet Karaqit dhe Aktasit, pasi që dyshja u përballë me njëri tjetrin në duelin e parë, ku atë duel e kishte fituar Karaqi me rezultat 1-3, mirëpo në duelin për vend të tretë nuk ndodhi e njëjta gjë.