BAKU 2015
Zvicra dhe Polonia për herë të parë me medalje
13 June, 2015 @13:03
Gara e çiklizmit malor në konkurrencën e femrave në Lojrat Olimpike Europiane, që po zhvillohen në Baku të Azerbejxhanit, ka dhënë rezultate historike për Zvicrën dhe Poloninë.
Këto dy shtete kanë fituar për herë të parë medalje olimpike në historinë e tyre.
Çiklistja zvicerane, Jolanda Neff, ka arritur në finish për 31 minuta e 5 sekonda, duke e fituar medaljen e artë, derisa pas saj u rendit bashkëkombasja, Kathrin Stirnemann. Në vendi e tretë përfundoi polakja Maja Wloszczowska, e cila u bë poashtu fituesja e parë e një medaljeje në Lojërat Olimpike Europiane për Poloninë.
Garat në Baku 2015 kanë filluar qysh sot nëpër sporte të ndryshme, derisa ekipi olimpik kosovar sfidën e parë do ta ketë nesër në sportin e karatesë, ku do të përfaqësohet nga karateisti, Alvin Karaqi.