ROLAND GARROS 2015
Serena triumfon në Paris
6 June, 2015 @19:02
Amerikanja Serena Williams është mbretëreshë e sportit të bardhë. Ajo ka rrëmbyer trofeun e njëzetë të Grand Slamit sot në Paris duke e mposhtur në finale çeken Lucie Safarova me rezultat 2-1 në sete.
Serena është tenistja e tretë në histori të tenisit që arrin këtë shifër të trofeve të fituara, ndërsa sot ka arritur të triumfojë përkundër se mbrëmë dhe në mëngjes ka pasur shenjat e para të gripit.