ROLAND GARROS 2015
Djokovic arrin finalen pas 5 seteve
6 June, 2015 @14:21
Tenisti numër një në botë, Novak Djokovic, ka arritur në finale të French Open 2015 duke e mposhtur në gjysmëfinale britanikun Andy Murray, 3-2 në sete.
Ndeshja që nisi dje, përfundoi sot, pas shtyerjes, derisa epërsia e Djokovcit 2-0 në sete u shkri nga Murray në 2-2.
Mirëpo, në setin vendimtar, Djokovic kaloi me 6-1 Murrayin për të arritur finalen e së dielës, ku e pret zvicerani Stanislas Wawrinka.