ROLAND GARROS 2015
Safarova - Williams, finalja
5 June, 2015 @1:56
Çekja Lucie Safarova me fitore 2-0 ndaj serbes Ana Ivanovic ka arritur të plasohet në finalen e parë të saj të një turneu të madh.
Safarova mposhti serben 7-5 dhe 7-5 në sete për të siguruar duelin e së shtunës ndaj amerikanes Serena Williams.
Në anën tjetër, Serena mposhti zviceranen Timea Bacsinszky 2-1 në sete, me rezultat 4-6, 6-3 dhe 6-0.
Bacsinszky për herë të parë në karrierë arriti gjysmëfinalen e një turneu Grand Slam, derisa Serena tashmë do të kërkojë ndaj Safarovës trofeun e tretë në Roland Garros.