XHUDO
Me 6 xhudistë në Tbilis
25 May, 2015 @11:49
Ekipi përfaqësues i Kosovës në xhudo, që po drejtohet nga përzgjedhësi Driton Kuka, ka publikuar listën prej gjashtë xhudistëve që do të marrin pjesë në Festivalin e Lojërave Olimpike për të rinj në Tbilis të Gjeorgjisë.
Prej gjashtë xhudistëve të përzgjedhur, 3 janë në kategorinë e femrave dhe 3 të tjerë në kategorinë e meshkujve.
Festivali i Lojërave Olimpike për të rinj do të fillojë më 24 korrik dhe do të zgjasë deri më 1 gusht.
Xhudistët e përzgjedhur së bashku me sportistët tjerë nga Kosova, do të dërgohen në përgatitje të përbashkët dy javore në një qendër trajnuese që ofron kushte ideale për përgatitje nga datat 4-18 korrik 2015.
Femrat
1 | Aktina Osa | KXH Ippon Pejë | ||
2 | Flaka Loxha | KXH Ippon Pejë | ||
3 | Laura Fazliu | KXH Trepça Mitrovicë |
Meshkujt
1 | Arben Cena | KXH Polici Prishtinë | ||
2 | Shpat Zeka | KXH Ippon Pejë | ||
3 | Driton Krasniqi | KXH Kastrioti Ferizaj |