FINALISTI I PARË
Wawrinka arrin finalen
5 June, 2015 @21:10
Tenisti zviceran, Stanislas Wawrinka, ka thyer zemrat e tifozërisë franceze sot, duke e mposhtur vendasin Jo-Wilfried Tsonga në gjysmëfinale të Roland Garrosit 3-1 në sete për të arritur finalen e garës.
Me këtë fitore, Wawrinka ka mbajtur gjallë shpresat për trofeun e dytë Grand Slam në karrierë, derisa shpresat e Tsongas për tu bërë francezi i parë në finale që nga viti 1988, u shuan.
“Ka qenë luftë e madhe për çdo top. Do të mund të kishte fituar secili,” ka thënë zvicerani pas fitores.
Finalisti tjetër do të del nga përballja, Andy Murray vs Novak Djokovic.