Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTOSPORTS

FASK-u e Prizreni D&G premtojnë spektakël

FASK-u e Prizreni D&G premtojnë spektakël


6 June, 2015 @18:40

Federata e Auto Sportit e Kosovës dhe Auto Klubi Prizreni D&G i kanë bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që gara të zhvillohet në kushte sa më të mira, ndërsa të gjithë presin që garuesit të ofrojnë emocione dhe rivalitet të madh.

Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, është optimist se gjithçka do të rrjedhë ashtu siç duhet: “Jo vetëm për garën në Prizren, por për gjatë gjithë kampionatit ne kemi bërë dhe do të bëjmë përpjekje të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Në bashkëpunim me zyrtarët e AK Prizreni D&G i kemi marrë të gjitha masat, qoftë ato që kanë të bëjnë me sigurinë e pjesëmarrësve, qoftë për krijimin e kushteve edhe për ata që duan ta përcjellin garën”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar: “Ne presim që gara në Prizren të shndërrohet në një festë të vërtetë, ndërkohë që besojmë se, edhe opinioni i gjerë do të reflektojë pozitivisht në mënyrë që automobilzmi në Kosovë të ketë tretman më të mirë“.

Ndërkaq, garuesi Liridon Kalenderi, nga i cili prizrenasit presin shumë, beson gara e së dielës do të jetë atraktive e natyrisht që shpreson edhe në rezultat të mirë. “Synimi ynë ka qenë të përgatitemi sa më mirë dhe besoj që këtë qëllim e kemi arritur. Ndërsa, sa i përket aspektit garues sigurisht që do ta japim maksimumin në mënyrë që të pranishmit të ndahen të kënaqur me atë që do të shohin në këtë garë“, ka thënë Kalenderi.

Gara zhvillohet të dielën në Prizren (Tranziti i ri) dhe fillon në orën 11:00.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera