Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTOSPORTS

Krasniqi i pari edhe në Prizren

Krasniqi i pari edhe në Prizren


7 June, 2015 @21:25

Pas fitoreve në Prevallë dhe Grashticë, anëtari i Auto Klubit Prishtina RT, Valdet Krasniqi ka triumfuar edhe në garën e së dielës, e cila u zhvillua në Prizren. 

Ai me Lancian e tij shtegun e kaloi për kohën 2.14.599 minuta, duke u renditur i pari në kategorinë më atraktive (të pestën) dhe njëkohësisht duke shënuar kohën më të mirë të shtegut. 

Edhe dy pozitat që siguruan një vend në podium nga kjo kategori u takuan garuesve nga i njëjti klub. Flamur Ismaili u rendit në pozitën e dytë, ndërsa Naim Dashaj e pati kohën e tretë më të mirë.

Ndërkaq, Valdet Krasniqi ishte më i miri edhe në plasmanin e përgjithshëm, derisa pas tij u renditën Liridon Kalenderi dhe Përparim Dushi.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT, para Priznrenit D&G dhe Gjakovës 137.

Kampionati i Kosovës vazhdon pas dy javësh me garën që do të zhvillohet në Gjakovë.

 

Rezultatet:

Kategoria e parë:

1. Refki Jakupi (Yugo) Prizreni D&G 2:40.123

2. Afrim Sipahi (Yugo) Prizreni D&G + 00.862

3. Kreshnik Mariqi (Opel) Prizreni D&G + 06.517

 

Kategoria e dytë:

1. Gedek Ihtiman (Suzuki) Prizreni 2:31.865

2. Korab Bajraktari (Peugeot) Ferizaj + 04.053

3. Burim Asllani (Suzuki) Ferizaj + 05.901

 

Kategoria e tretë:

1. Përparim Dushi (Honda) Prishtina RT 2:21.227

2. Gramos Mehmeti (Polo) Prishtina RT + 03.692

3. Ersen Kurti (Honda) Gjakova 137 +17.192

 

Kategoria e katërt:

1. Bekim Kadrija (Opel) Gjakova 137  2:24.917

2. Rexhep Bytyqi (Peugeot) Ferizaj + 05.125

3. Enis Murati (Renault) Prishtina RT +07.128

 

Kategoria e pestë:

1. Valdet Krasniqi (Lancia) Prishtina RT 2:14.599

2. Flamur Ismaili (Audi) Prishtina RT + 07.435

3. Naim Dashaj (Subaru) Prishtina RT + 08.169

 

Kategoria e gjashtë:

1. Liridon Kalenderi (Karting) Prizreni D&G 2.15.036

2. Bardhyl Canolli (BMW) Prishtina RT + 11.409

3. Kastriot Buqaj (Golf) Prishtina RT + 12.006

 


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera