BAKU 2015
Karaqi fiton duelin e parë
14 June, 2015 @10:04
Ekipi olimpik kosovar i ka filluar me sukses Lojërat Olimpike Europiane që po organizohet në Baku të Azerbejxhanit.
Në ditën e dytë të Olimpiadës Europiane, përfaqësimin e parë të shtetit tonë e bëri karateisti Alvin Karaqi, i cili arriti të fitojë duelin e parë duke e mposhtur turkun Ugur Aktas me rezultat 3-1.
22 vjeçari Karaqi gjendet në grupin A së bashku me italianin Nello Maestri, polakun Kamil Warda dhe turkun Ugur Aktas.
Duelin e dytë Karaqi do ta zhvillojë kundër italianit Maestri.