PONTE PRIZRENI
Illmen Bajra i bashkohet Ponte Prizrenit
18 March, 2021 @13:05
Ish-trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, do të jetë pjesë e skuadrës së Ponte Prizrenit.
Lajmin e bëri të ditur para pak çastesh skuadra prizrenase. Bajra do të jet koordinator dhe pjesë e shtabit teknik të Prizrenit.
Bajra ka drejtuar Bashkimin përgjatë gjithë stinorit deri në muajin e kaluar, kur e zëvendësoi Franko Sterle pas dorëheqjes.
Prizreni aktualisht është lider i Superligës me 16 fitore e 7 humbje.