MELBOURNE

eurosport
Ish kampionja në formë
22 January, 2015 @12:25
Ylli i tenisit bellorus, Victoria Azarenka, ka vazhduar formën e mirë të saj në Australian Open duke e mposhtur Caroline Wozniackin në Margaret Court Arena, 2-0 në sete.
Azarenka, që kishte fituar këtë turne në vitet 2012 dhe 2013, i mungoi tenisit botëror për pesë muaj për shkak të lëndimit, mirëpo tash duket se është gjithçka në rregull me ‘te.
Danezja Wozniacki, përkundër se dukej në formë, nuk ka arritur t’i bëj ballë belloruses 25 vjeçe që sa shkonte loja fitonte më shumë vetëbesim për fitoren e radhës.
Ajo tash në raundin e tretë e pret bartësen e 26-të të turneut, çeken, Barbora Zahlavova Strycova.