Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERMAN

Rikthimi i madh i Nadalit

TENNIS AUSTRALIA/ Jasson Locket

Rikthimi i madh i Nadalit


21 January, 2015 @14:15

Ylli spanjoll i tenisit, Rafael Nadal, ka bërë një super rikthim sot në raundin e dytë të Australian Open, duke e mposhtur krejt në fund befasinë amerikane, Tim Smyczek 3-2 në sete. 

Pas fillimit të mrekullueshëm Nadal filloi ankesat, sa për lëndimin e kaluar sa për mundime tjera. 

Amerikani e shfrytëzoi plotësisht këtë për të kaluar në epërsi 1-2. Ndërsa Nadal, i përcaktuar për tu mos u përshëndetur kaq heret nga Grand Slami i parë nisi betejën në disa fronte: ndaj mundimit, temperaturës së lartë, lëndimit dhe kundërshtarit në terren. 

E pas katër orëve lojë, Nadal arriti të fitojë break-un vendimtar për të servuar për fitore. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis