Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRITANIKU

Murray i shpejtë

TENNIS AUSTRALIA/ Jasson Locket

Murray i shpejtë


21 January, 2015 @10:28

Britaniku Andy Murray edhe njëherë ka treguar se nuk ka probleme ndaj garuesve australianë në tenis, duke shënuar fitoren e radhës ndaj Marinko Matosevicit. 

Me fitore në tre sete me radhë dhe atë bindshëm, Murray kaloi në raundin e tretë të Australian Open, duke e përfunduar ndeshjen në 102 minuta. 

“Jam i lumtur që arrita në raudin e tretë. Përfundimi i shpejtë i ndeshjes është avantazh, pasi që ishte shumë nxehtë sot,” ka thënë pas fitores Murray. 

Ai asnjëherë nuk ka pësuar nga një tenist australian gjatë karrierës. 


 
Të gjitha lajmet nga Tenis