ISTOGU - LIPJANI

Istogu me rekord, vazhdon forma e mirë
11 March, 2021 @20:28
KB Istogu serinë e fitoreve e ngriti në 6 ndeshje.
Djelmoshat e trajnerit Fikret Shatri, e mposhtën Lipjnanin me rezultat 141-58.
141 pikët e shënuara te Istogu, ishte shifra më e lartë e sezonit pas 14 ndeshjeve të luajtura në Ligën e Parë.
Mirlind Zeka shkëlqeu në këtë ndeshje. Ai luajti me 33 pikë, 11 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Labinot Kelmendi me 24 pikë dhe Ardit Pepaj me 21 pikë të tjera.
Te Lipjani më i dalluari ishte Arjanit Krasniqi me 18 pikë e 7 kërcime.
Istogu gjendet në pozitën e dytë me 12 fitore e 2 humbje, kurse Lipjani me 1 fitore e 13 humbje gjendet në fund të tabelës.