ISTOGU - LIPJANI
Istogu favorit ndaj Lipjanit
11 March, 2021 @12:04
Ndeshja e dytë e ditës së sotme në Ligën e Parë, do të luhet në mes të Istogut dhe Lipjanit nga ora 17:00.
Istogu në këtë ndeshje është favorit dhe pritet ta regjistrojë fitoren e radhës.
Lipjani fitoren e parë të stinorit e arriti në xhiron e kaluar kundër Prishtinës së Re.
Istogu me 11 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Lipjani me 1 fitore e 12 humbje në pozitën e fundit në Ligën e Parë.