Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I VUSHTRRIASVE: KËRKOJNË SUPERLIGËN!

KB Vushtrria synon Superligën!

KB Vushtrria synon Superligën!


18 July, 2023 @12:20

Me një njoftim të lëshuar mbrëmë në rrjete sociale, KB Vushtrria ka bërë të ditur se klubi ka filluar organizimin për stinorin e ri në Ligë të Parë të basketbollit, ndërsa synimi i vetëm i tyre do të jetë Superliga.

Ekipi vushtrrias në stinorin e kaluar ka qenë shumë afër Superligës, por pësuan në ndeshje playoffi. Nën drejtimin e trajnerit Gazmend Asllani, Vushtrria kishte përfunduar e dyta në stinorin e rregullt me bilanc 24 fitore e 6 humbje, por u eliminua më pas në playoff.

KB Vushtrria

“Jemi tejmase falenderues për përkrahjen dhe motivin që kemi pranuar gjatë gjithë sezonit të kaluar nga i gjithë qyteti! KB Vushtrria ka filluar pëgaditjet për organizimin e klubit për sezonen e re 2023/2024 me shumë vullnet dhe përkushtim.

Për çdo risi do të jeni të informuar në faqen zyrtare të klubit. Na pret një sezonë e gjatë dhe e zjarrtë prandaj na duhet shumë punë dhe përkushtim që ta arrijmë qëllimin tonë!” — ka shkruar KB Vushtrria në njoftim, duke përfunduar me heshtegun #drejtSuperligës.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë