Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF I MADH, QË POTHUAJ SIGURON SUPERLIGËN

Pa asnjë ndërrim! Prizreni merr epërsinë 1-0 në PlayOut

Pa asnjë ndërrim! Prizreni merr epërsinë 1-0 në PlayOut


5 April, 2023 @21:57

Skuadra e Prizrenit që prej çerekut të dytë të ndeshjes u këndell dhe shkoi pa shikuar mbrapa drejt fitores në ndeshjen e parë të PlayOutit ndaj Borës, duke i mposhtur ata në Prishtinë, me rezultat të thellë 86-123 [31-30, 23-30, 16-32, 16-31].

Mundi i madh i Borës për të bërë diçka më shumë u shua rreth mesit të pjesës së dytë, kur bardhezinjtë e drejtuar nga Edin Kërveshi nuk ndaleshin së shënuari, ndërsa karakteristikë interesante e duelit është se Prizreni nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë gjithë ndeshjes (së paku sipas buletinit statistikor) pasi që prej fillimit deri në fund të ndeshjes luajti me pesëshen e parë të lojtarëve, të cilët kryen duelin me nga 40-minuta lojë! E paparë ndonjëherë kjo.

Adam Grant luajti me 32 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, ndërsa Muhamedali Janjeva dha 29 pikë, 5 asistime e 15 kërcimë në këtë duel, ku basketbollistët e Prizrenit u treguan më cilësor se ata të Borës, te të cilët më efikasi ka qenë Olsi Kurtaj me 20 pikë të shënuara.

Dueli i radhës, luhet në 13 qershori të Suharekës, ndërsa Bora duhet të fitojë ndeshjen me 38 pikë dallim për të siguruar Superligën. Secila humbje e Prizrenit në ndeshjen e kthimit me më pak pikë dallim, ua garanton atyre stinorin e radhës në Superligë 2023-24.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga