Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB RAHOVECI NUK I KA PAGUAR DISA LOJTARË!

Bordi i KB Rahovecit dorëhiqet, lojtarët ankohen për paga!

Bordi i KB Rahovecit dorëhiqet, lojtarët ankohen për paga!


2 July, 2023 @20:00

Dje përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, KB Rahoveci bëri të ditur se Bordi i KB Rahovecit ka dhënë dorëheqje pas analizës së rrjedhës së stinorit të fundit në Superligë 2022/23, ku ekipi i vreshtarëve pas disa viteve në Superligë dhe një finaleje të luajtur për titull kampioni, ka rënë nga elita e basketbollit të Kosovës.

Ndërsa pos tjerash, komunikata bëri të ditur se shpejt do të ftohet Kuvendi i klubit për zgjedhjet e strukturave të reja drejtuese ashtu që të bëj riorganizimin e klubit.

Mëposhtë Komunikata e plotë e KB Rahovecit.

“KOMUNIKATE
Të respektuar mbështetës të KB Rahovecit e të dashur qytetarë të Komunës së Rahovecit,

Me anë të kësaj komunikate e njoftojmë opinionin publik, të gjithë sportdashësit dhe tifozerinë Vreshtarët, se, si Bord i KB Rahovecit, duke analizuar të gjithë rrjedhën e kampionatit, vështirësitë me të cilat jemi ballafaquar gjatë gjithë kampionatit, gjendjen e klubit në të cilën gjendet, në mënyrë unanime, jemi dakorduar të japim dorëheqje nga Bordi i KB Rahovecit.
Jemi munduar me të gjitha mundësitë që kemi të bëjmë më të mirën për klubin tonë të zemrës.
Të respektuar adhurues të basketbollit në Komunën tonë
,
Shumë shpejt do ta ftojmë kuvendin e klubit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, me qëllim të riorganizimit të klubit.
Në fund, dëshirojmë të falënderojmë sponzorët dhe të gjithë publikun besnik të Rahovecit, të cilët nuk e lanë vetëm në asnjë ndeshje skuadrën tonë.
Me respekt,
Bordi i KB Rahovecit”

Mirëpo, në pasditen e sotme kanë reaguar lojtarët e Rahovecit që derdhën djersë për klubin gjatë stinorit 2022/23 ku Arion Balluku, Edmond Kryeziu, Bardh Rexha, Visar Ejupi dhe Ujkan Karanezi ndarazi kanë dalë me një njoftim të përbashkët në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se klubi nuk i ka paguar!

“Pas deklarates per doreheqje nga Kryesia e Klubit te Basketbollit “Rahoveci” ,anetarve te Bordit dhe kryesis se Klubit ,Florim HaxhiImeri ,Adrian Sharku dhe Arian Osa,deshem ta informojm (reagojme)ne lidhje me obligimet qe kane ndaj nesh lojetarve! Ne jemi duke pritur dhe zhaguar mbi 5 muaj reth obligimeve(rrogave) tona qe na kane!
Pra,jemi te detyrur ta bejme kete reagim per ta informuar Opinjonin !
Jemi te detyruar (per fate te keq)ta bejme publike dhe po kerkojm te na kryen obligimin ,mundin,djersen tone qe e dham per Klubin dhe Qytetin e Rahovecit. Nga Keta persona morrem vetem premtime te kota se Pagesat dot kryhen,por siq duket kan qen vetem fjal qe 5 muaj e me teper me mashtrime. Turp!” — kanë shkruar basketbollistët e klubit të vreshtarëve.◼️

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë