Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

3 PËRFORCIME

Bora shton përvojë dhe rini në ekip!

Bora shton përvojë dhe rini në ekip!


5 July, 2023 @22:19

Skuadra e Borës, që në stinorin e kaluar arriti deri në finale të playoffit në Ligë të Parë të Kosovës në basketboll, si dhe luajti ndeshje playouti, ku u mposht nga Ponte Prizreni në luftë për inkuadrim në Superligë, ka vazhduar me përforcime për stinorin e ri të garave.

Nart Llapashtica

Ekipi prishtinas ka bërë të ditur këto ditë se ka nënshkruar me tre basketbollistë të dalluar, premtues dhe me përvojë, ashtu që të thotë fjalën kryesore në Ligë të Parë në stinorin 2023/24.

Dren Kastrati

Së pari, ekipi zyrtarizoi gjilanasin Nart Llapashtica, që luante më parë për Dritën. Pas tij, ka zyrtarizuar ardhjen e lojtarit U-18 të Kosovës, Dren Kastrati, ndërsa së fundi bëri të ditur që përvoja e Besnik Azemit nën kosh do të jetë vendimtare për stinorin vijues.

Besnik Azemi

“Eksperienca e tij do të jetë ndihmesë e madhe për ekipin” - ka shkruar KB Bora në njoftim për ardhjen e Azemit në skuadër.◼️


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë