Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIS KONSOLIDIMI I EKIPIT PËR 2023/24

KB Bora nis kompletimin e ekipit për stinorin e radhës

Fotot: KBBora/ fb

KB Bora nis kompletimin e ekipit për stinorin e radhës


29 June, 2023 @13:42

Skuadra e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, KB Bora, ka filluar qe një javë të nënshkruajë me lojtarët e saj dhe të afrojë lojtarë në ekip, ashtu që të nis përgatitjet sa më herët për tu bërë gati për stinorin e ri, 2023/24.

Mergim Jakupi

Ekipi nga Liga e Parë e Kosovës që vjen nga Prishtina, në stinorin e kaluar arriti deri në finale të playoffit të Ligës së Parë, ku u eliminua nga Istogu. Ndërsa në ndeshjen e barazhit, nuk pati fuqi t’i vihet ballë KB Prizrenit të drejtuar nga Edin Kërveshi.

Kështu, Bora ka vazhduar së pari me kapitenin e saj, Dion Haxhosaj, që ka nënshkruar edhe për tri vitet e ardhshme me ekipin. Njëjtë, edhe Mërgim Jakupi ka bërë kontratë trevjeçare me skuadrën.

Jon Ismajli

Jon Ismajli gjithashtu ka vazhduar marrëveshjen me KB Borën, ndërsa së fundi ekipi ka bërë të ditur se ka siguruar edhe shërbimet e reprezentuesit U-20 të Kosovës, mitrovicasit Anes Gashi.

KB Bora në stinorin e kaluar është drejtuar kryesisht nga Arben Krasniqi, ish-trajner i Kosovës dhe Prishtinës.◼️

Anes Gashi


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë