Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI SIGURON SUPERLIGËN 23/24

Prizreni me 2-0 fiton PlayOutin dhe siguron Superligën 23/24

Pamje nga arkivi

Prizreni me 2-0 fiton PlayOutin dhe siguron Superligën 23/24


9 April, 2023 @0:22

Tashmë dihet edhe ekipi i fundit i Superligës për stinorin 2023/24, pasi që pas dueleve të PlayOutit, pritshëm Ponte Prizreni me fitore në të dyja ndeshjet ndaj Borës së Prishtinës ka siguruar statusin elitar edhe për një stinor.

Bardhezinjtë nga qyteti i vjetër të drejtuar nga Edin Kërveshi nuk e kanë pasur vështirë as sonte të shkojnë te fitorja, njëjtë sikurse në ndeshjen e parë, ndërsa pak më të relaksuar për shkak të avantazhit të madh në përballjen e parë, sonte fituan me vetëm 10 pikë dallim, për rezultatin përfundimtar: Prizreni 91-81 Vëllaznimi [27-18, 25-15, 20-26, 19-20].

Wayne Arnold me 20 pikë, 11 asistime e 8 kërcime ka shkëlqyer te Prizreni, ndërsa me 17 pikë ndeshjen e ka kryer Leurit Morina, që bëri edhe një asistim e shtatë kërcime në ndeshje.

Te Bora, Jon Ismajli luajti me 20 pikë, 3 asistime e 10 kërcime, kurse nga 15 pikë shënuan Dion Haxhosaj dhe Adhurim Aliaj.

Me këtë fitore Prizreni tashmë do të ketë një fillim-verë të qetë për tu përgatitur fuqishëm për stinorin e radhës ku pritet t’i kthehet pjesës së epërme të tabelës. Ndërkaq Bora, e cila humbi finalen e Ligës së Parë, nëse vazhdon kështu, atëherë që në stinorin e radhës mund të pretendojë përsëri për Superligën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga