Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AUTO SPORTS

Italia, sprova e parë ndëkombëtare

Foto: FASK

Italia, sprova e parë ndëkombëtare


Teksti: FASK

17 May, 2016 @14:23

Bardhyl Canolli, Valdet Krasniqi, Afrim Spahi, Bujar Gola, Ardit Berisha, Korab Bajraktari, Valdet Kaçandolli dhe Naim Dashaj do ta shijojnë ndjenjën e të garuarit zyrtarisht në shtigjet ndërkombëtare Borozani.com

Tetë automobilistë nga Kosova do të jenë pjesëmarrës të garës së sllallomit në Itali, që njëherësh është gara e parë zyrtare ndërkombëtare për garuesit tanë pas pranimit të Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK) në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA). Gara do të zhvillohet në këtë fundjavë (më 21-22 maj) dhe është e vlefshme për kampionatin italian, por njëkohësisht edhe për kampionatin e FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore).

Bardhyl Canolli, Valdet Krasniqi, Afrim Spahi, Bujar Gola, Ardit Berisha, Korab Bajraktari, Valdet Kaçandolli dhe Naim Dashaj do ta shijojnë ndjenjën e të garuarit zyrtarisht në shtigjet ndërkombëtare.

Ftesa në FASK ka ardhur nga Mario Valter Oliva, i cili përveç zyrtar i klubit Campobasso është edhe përfaqësues i Federatës Italiane të Automobilizmit në FIA CEZ.

Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, vlerëson se pjesëmarrja në këtë garë është e rëndësishme për automobilistët tanë, por edhe për sportin e Kosovës në përgjithësi.

“Kjo është gara e parë ndërkombëtare në të cilën ne marrim pjesë zyrtarisht dhe të barabartë me të gjithë garuesit e vendeve tjera. Për fat të mirë, automobilistët tanë kanë marrë pjesë në disa gara më herët, por vetëm si mysafirë, me të cilat kanë fituar përvoja të rëndësishme. Mirëpo, tashmë për ne dyert janë të hapura dhe shpresojmë që në Itali, por edhe në garat tjera që do të marrim pjesë, të paraqitemi me sukses dhe të dëshmojmë se FASK-u e ka merituar edhe më herët të jetë anëtare e FIA-s”, është shprehur Rexhepi.

Edhe garuesit që do të udhëtojnë për në Itali janë shprehur të kënaqur që do ta kenë rastin të sprovohen në gara ndërkombëtare, e po ashtu janë optimistë për rezultate të mira.

Në Itali do të shkojnë edhe kryetari dhe zyrtarë tjerë të FASK-ut.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera