HENDBOLL

FHK
Jupa dhe Rama, më të mirët e vitit
16 January, 2015 @21:46
Ceremonia e lauretëve të vitit 2014 në hendboll përfundoi me Burneta Ramën, si hendbolliste më e mirë dhe Kastriot Jupën si hendbollist më i mirë.
Vajza e ekipit të Prishtinës dhe djaloshi i Besës kanë arritur që të marrin epitetin e më të mirit nga Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), duke e kurorëzuar 2014-në me çmimin më të madh individual që mund të arrihet në vendin tonë.
Çmimet tjera, mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.
LAUREATËT E VITIT 2014 NË HENDBOLL:
Meshkujt: | Arbër Curri (portieri), Oltion Beshiri (alo e majtë), Shkëlzen Kërtoku (beku i majtë), Egzon Gjuka (qendra), Ben Sula (beku i djathtë), Drilon Tahirukaj (alo e djathtë), Kastriot Jupa (pivot), Petrit Prekazi (lojtari më i mirë në mbrojtje), Shkëlzen Kërtoku (shënuesi më i mirë i vitit). | ||
Femrat: | Edona Rugova, portiere, Aida Stagova (alo e majtë), Kaltrina Beka (beku i majtë), Mimoza Sefedini (qendra), Albulena Kelmendi (beku i djathtë), Shprersa Fazlija (alo e djathtë), Arlinda Krasniqi (pivot), Fitore Berisha (lojtarja më e mirë në mbrojtje), Burneta Rama, shënuesja më e mirë. | ||
Klubi i vitit: | Besa Famiglia (meshkujt), Kastrioti (femrat); | ||
Trajneri i vitit: | Xhavit Morina (Kastrioti) | ||
Tjera: | Gjyqtarët më të mirë, dyshja gjakovare: Ilir Bytyqi e Suad Kasapi. Punëtori sportiv i vitit u zgjodh sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci. Me mirënjohje i nderuan edhe: KHF Istogu (kadete), KHF Drita (pionieret), KH Besa Famiglia (junioret), KH Kastrioti (kadetët) e KH Samadrexha (pioniret). FHK-ja iu dha mirënjohje pesë shpresave (kadetëve), si: Jon Muqolli, Aldi Rudari, Drenit Tahirukaja, Festim Mustafa e Arti Luzha (meshkujt) dhe Fatlinda Fejza, Kaltrina Paci, Agnesa Krasniqi, Vlera Huruglica e Pranvera Ferataj (femrat). Me mirënjohje janë nderuar edhe personalitetet e këtij sporti, si: Beqir Hasangjekaj, Faik Çitaku, Shemsedin Horosani, Rexhep Haxhimusa, Izexhid Tusha, Mehdi Jashari, Ahmet Baliqi, Ferki Nici, Shyrete Pavataj – Rexhepi, Kaqusha Jashari, Isa Osdautaj, Skender Ajeti, Mahmut, Mexhit Haziri, Qemajl Dylatahu, Selim Morina. me mirënjohje postmortum: Agim Ajeti, Muharem Maloku, Hamit Maloku, Nazif Merovci, Sylejman Mehmeti, Xhafer Salihu, Skënder Haziri dhe Shaban Kastrati. FHK-ja në shenjë respekti për një punë të palodhshme dhe sidomos ne punën logjistike për punën e vet me plaket te veçantë për vepër jetësore i nderon këto personalitete: Xhavit Spahiu (post mortum), Skënder Rogova, Danjoll Grezda, Mustafa Rezniqi (post mortum), Esat Stavileci, kryetar nderi. |