SPANJA
Kampionë edhe në hendboll
28 January, 2013 @9:35
Kampionati i XXIII Botëror i Hendbollit i takoi Spanjës. Spanja, që njëkohësisht ishte edhe organizatore e turneut duke e mposhtur Danimarkën në finale, u stolis me medalje të artë.
Ky ka qenë titulli i dytë botëror për Spanjën, pas atij të vitit 2005. Në finalen e zhvilluar në pallatin Sant Jordi të Barcelonës, ata thjeshtë shkatërruan Danimarkën 35-19.
Në ndeshjen për vendin e tretë, Kroacia mposhti Slloveninë të shtunën për t’u stolisur me medalje të bronztë.