HENDBOLL
Danezët rrënuan Kroacinë
25 January, 2013 @23:20
Danimarka do të luaj përballë Spanjës në finale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Spanjë. Skandinavët mposhtën Kroacinë 30 - 24, ku njëri ndër lojtarët më të mirë të kroatëve, portieri Mirko Alilovic nuk ishte në ditën e tij.
Dihet se në hendboll poriteri i mirë kryen gjysmën e punës, e Alilovic përkundër se gjatë gjithë turneut ishte në super formë, sonte nuk arriti t’i bënte ballë gjigantëve danez.
Anders Eggert shënoi 9 gola, derisa u ndihmua edhe nga Jesper Noddesbo me 5 sosh kanë qenë golashënuesit më të spikatur danez sonte, derisa te kroatët u dallua Bicanin me 6 dhe Domagoj Duvnjak me 5 gola.
REZULTATI:
Danimarka - Kroacia 30 - 24