NOLE
Shkel edhe Ferrerin
24 January, 2013 @11:17
Teniseri numër një në botë, Novak Djokovic, ka tejkaluar spanjollin David Ferrer në gjysmëfinale të Autralian Open, furishëm.
Në ndeshjen e sapo përfunduar Djokovic ka mposhur Ferrerin 3-0 në sete, me rezultat 6-2, 6-2 dhe 6-1 duke mos e ndier lodhjen aspak para finales së madhe.
Djokovic në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes gjysmëfinale Roger Federer - Andy Murray.