Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHINA

Li Na shkel Sharapovën

REUTERS/Navesh Chitrakar

Li Na shkel Sharapovën


24 January, 2013 @9:05

Me formën e saj të shkëlqyeshme deri sot, Maria Sharapova, dukej e pamposhtshme dhe shihej si finaliste e sigurtë e Australian Open, mirëpo kinezja Li Na e befasoi ate. 

Kinezja e sulmoi Sharapovën nga baza duke e goditur fuqishëm dhe e arriti fitoren, shumë më lehtë se sa që e priti ndaj ruses me rezultat bindës 2-0 (6-2 dhe 6-2). 

Kështu, Na ka arritur në finalen e saj të dytë në Melbourne. Ajo ka humbur finalen e vitit 2011 nga belgja Kim Clijsters. Ndërsa në finalen e dytë të saj këtu, e pret mbrojtësja e titullit Victoria Azarenka.  


 
Të gjitha lajmet nga Tenis