HENDBOLL
Spanja në finale
25 January, 2013 @21:03
Spanja është ekipi i parë që ka arritur finalen e Kampionatit Botëror në Hendboll.
Nikoqirët e kampionatit kanë mposhtur Slloveninë, befasinë e turneut, me rezultat 26-22.
Më i miri te spanjollët ishte Joan Canellas me 5 gola të shënuara derisa u dallua edhe Viran Morros me 3 sosh.
Në anën tjetër sllovenët, të cilët e kishin të qartë humbjen luftuan deri në fund për të dalë kokëlartë nga turneu tepër i suksesshëm për ata. Gasper Marguc me 7 dhe Jure Dolonec me 6 gola ishin më të dalluarit te sllovenët.
Spanja në finale do të ndeshet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Danimarkë - Kroaci.
REZULTATI:
Spanja - Sllovenia 26-22